Gazeta “Shkodra Sport” ka qene dhe do te vazhdoje te jete prane tifozeve shkodrane, per te percuar me tej emocionet e tyre, pritshmerite dhe njekohesisht edhe ankthin me te cilin ata i perjetojne ndeshjet e Vllaznise.

Ne kete kuader, “Shkodra Sport” ka kontaktuar me njerin prej tyre dhe fjala eshte per tifozin e zjarrte qe jeton ne Kanada, Edi Verri. Ai i ndjek te gjitha ndeshjet e Vllaznise nga ekrani i televizorit, edhe pse jeton larg prej vitesh dhe mbi te gjitha eshte nje nga kritiket me te medhenj te klubit kuqeblu.

Ne nje interviste per gazeten tone”, Verri ka folur rreth situates aktuale qe eshte tek Vllaznia, menyres si e ka pritur ai ndryshimin e stafit teknik dhe njekohesisht, duke folur edhe per te ardhmen e klubit kuqeblu. Me poshte, mund te lexoni edhe pergjigjet e pyetjeve qe ai ka dhene per gazetarin Maringlen Zhivani.

-Verri, si e shikoni situaten aktuale tek Vllaznia, besoj se keni qene teper i pakenaqur nga ekipi deri ne kete pike te kampionatit apo jo?

Te them te drejten, nuk e kam pritur Vllaznine kaq te dobet. Nje gje te tille e them jo vetem nga rezultatet apo piket e grumbulluara, por edhe prej nje loje krejt te neveritshme qe me kujtonte ato kohet e erreta te viteve te Bashkise. Me pak fjale, ka qene nje ekip qe nuk ka nje qellim gjate ndeshjes.


-Si e shikoni ekipin aktual, mendoni se ka qene organika e tille gjate ketij sezoni per te pasur ecuri kaq te dobet?

Vllaznia me shume se çdo vit tjeter, kete vit ka qene ma e kompletuar se kurre. Gjithmone flasim per kualitetin e futbollit shqiptar. Vllaznia eshte dashur te jete e shkeputur tashme, duke kryesuar kampionatin prej ekipeve te tjera. Nuk e kam pritur qe pas 26-javesh, Vllaznia te renditet ne vendin e katert apo te peste, njesoj me Erzenin e Shijakut.


-A ishte i vonuar shkarkimi i trajnerit Mirel Josa sipas jush? Si e keni pare ju si tifoz kete aspekt?

Kam pasur mbi dy muaj ne çdo shkrim timin ne media sociale apo edhe telefonata personale ndaj presidentit Alban Xhaferi, drejtuesve te tjere te Vllaznise apo qofte edhe duke iu drejtuar vete trajnerit Josa per t’u larguar. Futbolli, pervec tekniko-taktikes, kerkon nje element shume te rendesishem, si nje sport kolektiv qe eshte, pikerisht harmonine. Harmonia te Vllaznia ishte zhdukur. Josa pat sjellur nje atmosfere te neveritshme ne skuader. Emri Vllazni, qe do te thote si vellezer, u tjetersua. Nuk donte te shihte askend me sy, mbizoteronte cinizmi i trajnerit Josa, ku edhe ju vete gazetaret e keni perjetuar nje arrogance ne çdo interviste te tijen. Josa ishte dashur te ishte shkarkuar qysh ne finalen e Superkupes ndaj Tiranes me thenien e famshme “ishte test”.


-Domethene, juve nuk ju ka bindur as loja qe ekipi ka bere nen drejtimin e Joses, me pak fjale a mund te ishte bere me mire?

Ne fakt, nen drejtimin e Joses, kam pare nje ekip qe nuk kishte harmoni. Loja kishte prishur ekuilibrat ne ekip. Josa nxorri jashte loje Vulaj, qe u afrua per te bere diferencen, ku besoj se atij djali ia kane shkaterruar anen morale dhe ka per te qene nje periudhe e gjate qe ka per t’iu dashur per te marre veten. Poashtu, perplasjet me Latifin e poashtu perjashtimi i Aralices nga ekipi, ku para nisjes se sezonit mburrej qe kishte ne organiken e tij sulmuesin qe vrapon kaq shume.

Une i qendroj shume teorise nese nje person mendon keq justifikohet, ama kur behen me shume se nje, atehere duhet menduar se dicka nuk shkon. Perplasjet e trajnerit Josa me futbollistet ishin tre dhe ishte pothuajse gati me Balaj, duke u bere kater. I ka perzier “letrat” gabim dhe i eshte bere nje lemsh qe nuk ishte ne gjendje per t’i dhene zgjidhje. Besoj edhe vete Josa po te pyetet, do te kishte thene qe loja e kesaj Vllaznie ka qene deshtimi me i madh qe ka bere ai trajner.

-Nese mund te bejme nje permbledhje, cfare ju ka zhgenjyer me teper kete sezon?

Me ka zhgenjyer nje pjese, ku shpesh here e diskutoj me shoke. Me kane zhgenjyer ato 11-ndeshje ne leter me me te “dobetit” e kampionatit, ku kemi arritur te marrim vetem tete pike. Pra, nje bilanc jashtezakonisht i çuditshem dhe kedo qe kam pyetur edhe njerez te trajningut, keto tete pike kane qene si te pakuptimta. Jane lene shume pike rruges, me Kastriotin, Bylisin, Erzenin dhe “macja e zeze” Egnatia, qe nuk po dime te fitojme kunder tyre. Jane lene shume pike nga “nenvleresimi”.


-E fundit Verri, si e shikoni te ardhmen e Vllaznise tashme nen drejtimin e Auron Milotit, mendoni se ky ekip do te rikthehet tek ecuria pozitive, duke nisur nga ndeshja e dites se neserme me Bylisin ne Shkoder?

Zakonisht, kur nderrohet trajneri detyrimisht behet per te miren e frymes se ekipit. Megjithate, realisht dhe konkretisht, Vllaznia thjesht ka larguar Josen. Prape me duket si zgjedhje e pakuptimte. Pse e pakuptimte? Presidenti Xhaferi largon “Maestron”, pra Josen dhe i jep drejtim “punetorit”, pra Milotit. Nje ndryshim te tille do ta arsyetoja vetem si zgjidhje emergjence. Megjithate, kam frike se mos perseritet rasti Brdaric-Plori i sezonit te kaluar. U be e njejta gje edhe sezonin e kaluar. Hoqen Brdaric dhe ne drejtim erdhi Plori, ku te gjithe e dime se cfare u be ne ato ndeshje.

Une mendoj se Vllaznia nuk ka kohe per te “testuar” ndihmesit. Vllaznise i eshte dashur te gjeje nje trajner qe ka potencial per te ndryshuar gjerat, edhe pse uroj qe te behet me e mira e mundshme dhe Miloti te kete rezultatet maksimale te Vllaznia. Une preferoj ta shikoj goten gjysem bosh, qe te mos zhgenjehem ne fund. Keshtu qe, duke e pare realisht se per Milotin eshte eksperienca e pare si trajner, nuk me jep shume shpresa. Megjithate, uroj te behet me e mira.
Intervistoi: Maringlen ZHIVANI