Prej pak vitesh eshte spostuar per te jetuar ne Australi, por kuptohet qe mendjen dhe zemren i ka gjithmone ne Shkoder dhe te Vllaznia. Skuadra ku kaloi pjesen me te rendesishme te karrieres se tij dhe ku provoi edhe ndjesine e punes si trajner i saj.

Ervis Kraja me te shkelur ne qytetin e tij te lindjes, kuptohet qe menjehere i eshte drejtuar stadiumit “Loro Boriçi” per te ndjekur edhe ndeshjen Vllaznia- Kukesi, ashtu siç ka ndjekur edhe ndeshjen ndaj Erzenit.

Ish- mbrojtesi shtatelarte i kuqebluve ka analizuar ecurine e Vllaznise dhe ka bere thirrje per me shume pune sesa fjale. Nje gje te tille e ka bere per “Shkodra Sport” ne intervisten e dhene per gazetarin Maringlen Zhivani, te cilen mund ta ndiqni me poshte:


– Kraja, nje koment i juaji për fitoren e fundit të Vllaznisë ndaj Kukësit. Si ishte Vllaznia për ju në këtë ndeshje?

Ne rradhe te pare faleminderit shume per intervisten. Vllaznia ndryshe nga ndeshja e pare ishte shume me kerkuese e sportistet mu duket shume me motivuar e kerkues ashtu si i ka hije Vllaznise.


– Një Vllazni tjetër kjo ndaj Kukësit në krahasim me atë ndaj Erzenit, çfarë mendoni se ndryshoi?

E thashe edhe me lart, Vllaznia ishte komplet ndryshe kete here, qe ngae motivimi i lojtareve te kembegulja me karakter deri ne minutat e fundit ndryshe nga ndeshja ndaj Erzenit ku ekipi mu duk i dorezuar mbas pesimit te golit.

– Ku mund ta shohim Vllazninë në fund të sezonit?

Vllaznine ne fund te sezonit te gjithe kemi deshire ta shohim kampion, por une jam i mendimit qe kampionati te vije ne fund e jo ta kerkojme qe ne fillim. Titulli kampion arrihet me pike te fituara e jo me shkrime pa filluar kampionati.


– Kraja, tani kemi një Vllazni ndryshe edhe nga pjesa e administrimit dhe menaxhimitn nga ajo kur ishit ju trajne. Si e keni parë ju këtë aspekt?

Ndryshimet qe kane ndodhur ne administrim ishin gjeja me e mire qe u be per klubin Vllaznia. Me ardhjen e presidentit te ri shihet qarte organizimi, ndryshimi dhe rezultatet ku gjerat kane ndryshuar per mire. I uroj shume suksese Albanit!


– Si ka qenë për ju personalisht kjo periudhë larg Vllaznisë?

Per mua eshte nje mungese shume e madhe te jem lerg Shkodres, aq ma shume larg Vllaznise ku siç dihet qe ne moshen 12 vjeçare e deri sa kam ikur ne Australi jeta ime ka qene e lidhun me futbollin.


– A mendoni se Vllaznia në fund të sezonit do të shpallet kampione, duke ditur edhe profesionalizmin me të cilin punon trajneri Josa? Si mendoni ju?

Per profesor Mirelin kam nje respekt te veçante sepse eshte nder trajnerat me te mire ne Shqiperi dhe e meriton te jete shume gjate te Vvllaznia per punen qe ben dhe korrektesine qe ka. I uroj veç suksese e ne fund te jete vllaznia aty ku e deshirojme te gjithe.
Intervistoi: Maringlen ZHIVANI