Pas dy vitesh ne Superligen shqiptare, mbrojtesi maqedonas Aleksandar Isaevski eshte rikthyer ne vendin e tij per ta vazhduar atje karrieren teksa ka zgjedhur edhe ekipin me te cilin do te luaje tani e tutje

Ai eshte është prezantuar sot në ekipin e ti të ri Makedonija. Ish-mbrojtësi i Vllaznisë dhe i Dinamo është rikthyer në vendëlindjen e ti. Isaevski do të jetë pjesë e ekipit maqedonas për këtë sezon. Njoftimi u konfirmua nga ekipi Makedonija në një postim në rrjetet sociale.

Mbrojtësi 27 vjeçar luajti në Superligë me ekipin e Vllaznisë, ku dhe arriti të fitojë Kupën e Shqipërisë në sezonin 2020-2021 duke bere paraqitje vertete te mira. Me pas, nuk pranoi te rinovonte ne Shkoder dhe u transferua te Dinamo.

Me kete te fundit gjerat nuk i shkuan ashtu si duhet, edhe per shkak te disa demtimeve qe kaloi dhe po ashtu edhe per ecurine e skuadres teksa me te ra nga Superliga duke bere qe edhe te largohej prej saj me te mbaruar sezoni. Në Superligë arriti të zhvillojë 44 ndeshje duke realizuar dhe 1 asist.

Isaevski preferoi që të rikthehet te ish ekipi i ti në Maqedoni. Aty do te gjeje nje tjeter ish- futbollist te Vllaznise, sulmuesin Fahrudin Djurdjevic/SHKODRA-SPORT.COM/