Vllaznia fitoi te dielen 2-1 ndaj Kukesit me ate gol te shenuar ne minuten e 96-te nga Herald Marku duke marre nje trepikesh me shume vlere i cili do ta ndihmoje shume kete ekip per ecurine e metejshme ne kampionat.
Kjo ndeshje nderkohe perpos fitores, ka patur brenda edhe debutimin e mesfushorit Esat Mala. Ai e zgjidhi problemin e federimit te tij dhe kete jave ishte ne dispozicion te trajnerit Josa qe vendosi t’i besoje nje vend si titullar ne formacion.
Ndonese jo ne formen e tij jo me te mire fizike, Mala shfaqi vlera dhe nderkohe nje nga specialistet me te njohur ne vend, Armando Cungu eshte i mendimit se Vllaznia ka bere “bingo” me kete lojtar.
Nje gje te tille trajneri aktual i kombetares U19 te Shqiperise e ka bere te ditur ne nje interviste te dhene per gazeten “Panorama Sport” kur eshte shprehur ne kete menyre per lojtarin ne fjale:
“Në veçanti, dua që të përgëzoj lojën e Esat Malës, që edhe pse nuk është në 100 % të gjendjes, mendoj se është një lojtar që tregoi vlera. Në këtë merkato mund të jetë ai si bingo e Vllaznisë. Është një lojtar polivalent që luan në shumë role. Vllaznia është një ekip që ka fatin ta ketë në përbërje një lojtar si Mala”.