Diten e sotme bashke me sulmuesin Antonio Delaj, eshte prezantuar edhe ai si futbollisti me i ri i Vllaznise. 19 vjeçari Flori Spahija padyshim qe e ka pritur me shume emocion momentin e hedhjes se firmes ne kontrate. Tani eshte edhe zyrtarisht pjese e skuadres kuqeblu per tre vitet e ardhshme.

Flori eshte rritur te Akademia Vllaznia dhe e njeh mjaft mire ambjentin. Luan ne qender te mbrojtjes, ashtu siç mund te luaje edhe ne krahun e majte dhe konsiderohet nje element me shume perspektive. Ai ka pranuar te flase shkurtimisht per “Shkodra Sport” ne lidhje me realizimin e endrres se tij, firmosjen me kuqeblu.

– Flori, sapo keni firmosë një kontratë trevjeëare me Vllaznine. Besoj i kenaqur dhe i lumtur apo jo?

Absolutisht qe jam shume i lumtur. Kjo ka qene nje enderr e femijerise e cila tashme realizohet pas nje rruge te gjate e te veshtire.


-Si e pritet nje gje te tille?

E kam pritur shume mire dhe te them te drejten dhe shume me emocion.


– Ju keni kohe qe sterviteni me ekipin e pare te Vllaznise. Si jane maredheniet me stafin dhe pjesen tjeter te skuadres?

Po eshte e vertete, kam qene pjese e ekipit ne dy fazat ne Austri dhe Pogradec ku dhe kam luajtur ne disa miqesore. Maredheniet me stafin dhe me shoket e skuadres jane shume te mira. Te gjithe me kane pritur shume mire.

– Si ndiheni tashme qe do perfaqesoni ngjyrat e qytetit tuaj?

Ndjej me shume pergjegjesi, sepse duhet t’i perfaqesoj sa me mire ngjyrat kuqeblu.


– Çfare eshte Vllaznia per ju?

Vllaznia ka qene, eshte dhe do te jete gjithmone dashuria dhe endrra ime.

– Ku e shikoni te ardhmen tuaj dhe cilat jane synimet tuaja ne vazhdimesi?

Eshte heret te flas per te ardhmen, duhet te punoj sa me shume per te tashmen, te shfrytezoj sa me mire hapesirat qe do me jepen, ne menyre qe t’i sherbej sa me shume edhe ekipit.
Intervistoi: Maringlen ZHIVANI