Tuesday, May 26, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMERKATO/ Teuta dëshiron Sherif Kallakun, por mesfushori është nën kontratë me Vllazninë

MERKATO/ Teuta dëshiron Sherif Kallakun, por mesfushori është nën kontratë me Vllazninë

Me marrjen e Edlir Tetovës për pankinën e saj, Teuta duket se do të ketë ambicie të mëdha për sezonin e ri dhe si rrjedhojë ka filluar të tentojë lojtarë “BIG”. Ditët e fundit u fol për një interesim të durrsakëve për Dejvi Bregun, por duket se dëshira e tyre nuk do të ndale këtu për përforcimet.

Mediat bëjnë të ditur se drejtuesit e klubit bregdetar duan dhe Sherif Kallakun. Por ndryshe nga Bregu të cilit i mbaron kontrata, për numrin 10 të Vllaznisë situata është më e komplikuar. Kjo sepse ai është nën kontratë me kuqeblutë edhe për sezonin 2026-2026.

Një gjë e tillë duket se e bën thuajse të pamundur sepse shkodranët patjetër që do të kërkojnë të jenë pretendentë edhe në sezonin e ardhshëm dhe kuptohet që për ta bërë këtë gjë nuk mund të niset projekti pa një futbollist si Kallaku.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments