Aron Kaçinari, është afrimi më i fundit i Kastriotit në merkaton e verës. Klubi krutan arriti marrëveshjen e bashkëpunimit me Venecian për huazimin deri në fund të sezonit të 21-vjeçarit, teksa ditën e sotme ka ardhur dhe prezantimi në faqen zyrtare.

Futbollisti ka firmosur gjatë muajit të kaluar një kontratë 2-vjeçare me klubin italian dhe duke qenë se hapësirat te Venecia mungojnë, është menduar që Kaçinari të luajë për një sezon në kampionatin shqiptar.

NJOFTIMI I KLUBIT TË KASTRIOTIT:

Aaron Kacinari është afrimi më i ri i Kastriotit. Mesfushori 21 vjeçar vjen nga ekipi i Venecias në Itali, teska për një sezon do të jetë i huazuar te Kastrioti. Kaçinari është me nënshtetsi sllovene, por ka njërin nga prindërit shqiptar. Ks Kastrioti i uron mirëseardhjen mesfushorit, dhe një sezon sa më pozitiv me fanellën tonë.

Emri: Aaron

Mbiemri: Kacinari

Mosha: 21

Kariera: Venezia

Tabor Sezana (Superliga Sllovene)

ND Gorica

Drava Ptuj

NK Ankaran

NK Bravo (u19)