Partizani duket i vendosur per ta marre me çdo kusht mbrojtesin shkodran te Bylisit, Marcelino Preka. Ne media nje kalim i tille behet fakt i kryer prej disa ditesh por duket se do te jete dita e fundit e merkatos qe do ta zyrtarizoje ate.

Bylisi dhe Partizani mesohet se kanë arritur marrëveshjen për transferimin e qendërmbrojtësit 19-vjeçar në kryeqytet. Vetë Preka ka akord prej kohësh me Partizanin dhe tashme pritet vetem hedhja e firmes ne kontrate dhe zyrtarizimi i tij si futbollist i te kuqve.

Bylisi pritet të përfitojë mbi 60 mijë euro nga ky transferim dhe të mbajë një përqindje të kartonit të të riut, i cili pritet të marrë shpejt rol të rëndësishëm në skuadër.

Edhe vete drejtori sportiv i te kuqve Elton Marini ne prag te ndeshjes se djeshme me Laçin u shpreh ne media se i vetmi lojtar qe presin eshte nje qendermbrojtes. Qe do te thote se gjasat jane qe ai te jete shkodrani Preka.

I rritur tek KF Shkodra, ky lojtar ka spikatur tek Bylis ne keto dy sezonet e fundit dhe shpeshhere ka qene edhe objektiv i thashethemeve te merkatos, por duket se per momentin levizja e tij me e mire eshte kalimi te Partizani./SHKODRA-SPORT.COM/