Dy futbolliste te Vllaznise dhe trajneri i saj jane zgjedhur ne formacionin me te mire te javes se dyte te “Abissnet Superiore” nga Andi Lila, ish- futbollisti i kombetares shqiptare tashme ne rolin e opinionistit ne “Oversport”.

Kështu, Lila ka zgjedhur si trajnerin më të mirë të javës, Mirel Josën që me Vllazninë e tij arriti një fitore në frymën e fundit ndaj Kukësit. Nje zgjedhje e bere pikerisht per shkak te ndryshimit te fizionomise se skuadres krejtesisht nga nje jave me pare ndaj Erzenit.

Por nga ana tjeter, ne 11-shen me te mire te javes, ai ka zgjedhur edhe dy mesfushore te Vllaznise. Behet fjale per Fjoart Jonuzin si dhe per autorin e golit te pare te kesaj ndeshje, boshnjakun Elvedin Heriç.

Skema e ekipit është zgjedhur 3-4-1-2 ku porta do të mbrohet nga portieri i Erzenit, Xhika. Në mbrojtjen me tre është përzgjedhur Hadroj i Partizanit, së bashku me Zhivanaj të Tiranës dhe Ramin e Kastriotit. Përpara mbrojtjes perveç Jonuzist ka vendosur edhe Matondo te Partizanit.

Ndërsa në mesfushë bëjnë pjesë gjithashtu edhe Ismajlgeci i Tiranës dhe Rrapaj i Partizanit. Dyshja e sulmit përbëhet nga Anthony i Bylis dhe Skuka po i Partizanit, ndërsa pas sulmuesave është përzgjedhur Heric i Vllaznisë.