Te Bylisi janë duke u përgatitur për ndeshjen e nesërme që është ndaj Vllaznisë kryesuese. Megjithatë, në shtëpinë e tyre, ballshiotët shpresojnë te një rezultat pozitiv teksa trajneri Veljko Dovedan për RTSH Sport, u shpreh se mund t’i ndalin kuqeblutë.

Ndërkaq, edhe dy afrimet e reja të skuadrës, sulmuesi Kojiç dhe mesfushori Nebijaj garantuan se do të japin maksimumin për të ndihmuar skuadrën. Te ndihmesa në lojtarët e rinj, shpreson edhe Franc Ymeralilaj që shpreson të ketë të sapoafruarit gati për nesër.

“Të gjitha ndeshjet janë të vështira, po luajm kundër një skuadre që është në vendin e parë dhe për ne është diçka e mirë për të provuar veten. Mendoj se mund t’i ndalojmë, kemi humbur sigurisht shumë me Murataj dhe Mëllugjën, por kemi marrë një sulmues që mund të na ndihmojë shumë”, u shpreh Dovedan.

Nemaja Kojiç- “Kam ardhur për të provuar veten dhe të ndihmoj këtë skuadër për t’u ngjitur në renditje dhe të shohim më lartë, pavarësisht se zona europiane duket larg. Skuadra është e re dhe me potencial, por kam mbërritur vetëm dje këtu. Gjithsesi jam gati të zbres në fushë”, u shpreh Kojiç.

Kreshnik Nebihu- Objektivi në çdo ndeshje gjithmonë është fitorja, unë për veten time do të jap maksimumin sa herë të më jepet mundësia. Shpresoj që edhe me ardhjet e reja dhe me transferimet e tjera që do të bëhen të përmirësohet loja dhe të marrim rezultatet”, u shpreh Nebihu.

Franc Ymeralilaj- Nuk kemi filluar mirë, por nejse ne kemi bërë disa goditje që mund të na ndihmojnë. Erdhën lojtarët e rinj dje, siç është Nebihu dhe Kojiç. Shpresojmë sa më shpejtë të bëhen letrat dhe të na ndihmojnë për ndeshjen e radhës që është me Vllazninë”, u shpreh Ymeraliaj. /VipSport/