Portugalia u rikthye në “çatinë” e Europës, teksa mposhti Holandën në finalen e Ligës së Europës me rezultatin 1-0. Goli i sulmuesit Guedes, i dhuroi fitoren skuadrës së trajnerit Santos.
Menjëherë pas ndeshjes, “ylli” i Portugalisë, nuk humbi kohë, teksa shkoi te mbrojtësi De Ligt, duke u përpjekur ta ftojë këtë të fundit që t’i bashkohet Juventusit.
Lajmi u konfirmua nga vetë futbollisti holandez në një prononcim për “NOS”. I pyetur nëse CR7 e kishte pyetur nëse mbrojtësi do t’i bashkohej Juventusit, De Ligt u shpreh:
“Kjo mund të jetë e vërtetë, po! Unë nuk e kuptoja atë fillimisht. Isha pak i tronditur, kështu që qesha, por nuk thashë asgjë. Menjëherë pas ndeshjes, ju nuk jeni aspak i shqetësuar rreth kësaj, ju jeni të zhgënjyer që keni humbur dhe kjo është e vetmja gjë për të cilën po mendoni”, u shpreh De Ligt.