Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka thurur elozhe për Gianluigi Donnarumman i cili sipas tij ka potencialin për tu bërë portieri më i mirë në botë.

Donnarumma ka zhvilluar 199 ndeshje me fanellën e Milanit, dhe ndeshjen e 200 pritet ta regjistrojë të martën kundër Sassuolos.

“Është një moment historik, Giggio duhet të ketë ambicie dhe të vazhdojë të punojë siç është duke bërë tani. Ai ka potencialin për t’u bërë portieri më i miri në botë.

“Ai ka të gjitha cilësitë, teknikisht dhe moralisht për t’u bërë një lojtar më të vërtetë i shkëlqyeshëm”, ka deklaruar Pioli.

Donnarumma ka mbajtur portën të paprekur 12 herë në 32 ndeshje në këtë sezon.