Diego Longo, trajneri i Kukësit, pas ndeshjes së humbur me pesë gola kundër Partizanit, nuk duroi dot dhe shpërtheu për gjykimin. Në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport tha:

“Unë zakonisht nuk flas kurrë për arbitrat, por kjo që ndodhi sot ishte turp, u teprua. Kjo ishte shumë, u kalua çdo limit. Deri në minutën e 36-të ishte vetëm një ekip në fushë, më pas u akordua kundër nesh një penallti që nuk ishte penallti. Më pas na u anulua goli në pjesën e dytë, të gjithë vendimet arbitrare ishin kundër Kukësit.

Janë vendime të gabuara. Kishte një keqkuptim për deklaratën që dhashë për Vllazninë, nuk thashë që flitet keq për Vllazninë. Po e them qartë: nuk mund të flasim për një ndeshje që u vendos nga arbitrat.

Ky është sport? Një ekip tenton të luajë futboll dhe dikush e frenon. Nuk mund të flas për një ndeshje që vendoset nga arbitrat. Le të flasim për 20 minutat e fundit. Mund të flasim për ndeshjen deri në minutën e 36-të.

Ndeshja zgjat 90 minuta, por ata shënuan gola të parregullt, ndërsa golat tanë anulohen. Dua të jem i qartë: nuk dua të humbas as respektin e medieve dhe të Partizanit.

Nuk dua të flas, sepse po të flas do të them fjalë të pista. Është diçka që shihet, është shumë e qartë, është një turp. Urime Partizanit, i respektoj, i respektoj edhe mendimet tuaja.

Kjo që ndodhi sot është turp, unë jam përgjegjës për shumë familje”, deklaroi trajneri italian i skuadrës verilindore”, deklaroi trajneri italian i skuadrës verilindore.