Të premten do të luhet java e 35-të e Kategorisë Superiore, e cila është edhe javë e parafundit për këtë sezon dhe ajo ka disa sfida shume interesante brenda saj.

FSHF ka vendosur që të gjithë ndeshjet të luhen në një ditë, të premten, duke i ndarë 3 në orën 17:45 dhe 2 ndeshje në 20:45. Janë ndeshje shumë të rëndësishme përsa i përket objektivave të skuadrave, për zonën e Europës, por edhe për “play-out”.

Padyshim dy ndeshjet më të rëndësishme të kësaj jave janë, Kukësi-Skënderbeu dhe Partizani-Vllania, por pa harruar edhe Laçi-Tirana, e cila gjithashtu premton spektakël.

Sfida Partizani- Vllaznia ne fakt mund te vendose shume gjera. Vllaznia e ka deklaruar se do te synoje fitoren per te “zhytur” drejt fundit te kuqte, megjithate edhe ata do te synojne fitoren sepse jane ende ne vallen per Kupat e Europes.Me siguri qe ka per te qene nje sfide shume interesante dhe ajo do te luhet te premten ne oren 20.45.