E permendi mbreme ne emsionin “Sport Arena” drejtori i Akademise Arben Maliqi dhe sot e beri publike edhe krahu i djathte i sponsorit Xhaferi, pikerisht Blendi Dibra.

Permes nje postimi te bere pak minuta me pare ne profilin e tij, Dibra ka zbuluar se Vllaznia mund te nise nje bashkepunim me klubin gjerman Arminia Hannover.

Ai eshte ne foto bashke me drejtorin e Akademise Arben Maliqi si dbe me menaxherin e klubit gjerman Darius Schwientek te cilit i kane dorezuar edhe fanellen e Vllaznise.

“Projektojme të ardhmen evropiane të Vllaznisë, me menaxherin e SV Arminia Hannover z.Darius Schwientek. Po planifikojme fazën përgatitore, kurse kualifikimi për trajnerët e akademisë, shkëmbime lojtarësh dhe ndeshje miqsore me klube gjermane.

Falenderim i veçantë për “arushen kuqeblu”, Skerdi Bejzade, që mundësoi këtë bashkpunim”- shkruan ai./SHKODRA-SPORT.COM/