Monday, January 19, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREE BUJSHME/ Gallatasaray shfaq interes për sulmuesin shkodran Erald Maksuti

E BUJSHME/ Gallatasaray shfaq interes për sulmuesin shkodran Erald Maksuti

Maksuti është një nga elementet që po spikat në “Abissnet Superiore”. Lojtari i Flamurtarit po tërheq vëmendje me performancën e tij dhe nuk do të ishte çudi një transferim i tij jashtë Shqipërisë në të ardhmen e afërt.

Kreshnik Çipi ka zbuluar në emisionin “Mega Sport” më “A2 CNN Albania” se Maksutin e kërkon Gallatasarai, ndërsa shton se emri o tij duhet të përfundojë edhe te trajnerët e ekipit tonë kombëtar.

“Është i rëndësishëm edhe fakti se si ai do të vazhdojë të stërvitet dhe  sa kujdes do të tregojë ai si individ. Ka ardhur koha që trajnerët e ekipit kombëtar Maksutin duhet ta thërrasin në ekip kombëtar. Dihet që atje mblidhet ajka, futbollistët më të mirë që ka përfaqësuesja jonë. Unë them që brenda 1 viti, apo 2 vjetësh, Maksuti ndoshta mund të shitet jashtë Shqipërisë.

Ai edhe sot, nëqoftëse e dini, ka një kërkesë nga Gallatasarai. Kanë një propozim ata zotërinjtë e Gallatasarait. Por sigurisht që djali ka shumë për të punuar, në mënyrë që të jetë kualitativ”, ka thënë Kreshnik Çipi./Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments