Kane mjaftuar vetem pak minuta ne fushe ne ndeshjen ndaj Universitateas, qe tifozet shkodrane te kenaqen me prezantimin e tij. Ndonese vetem 19 vjeç, Rejan Alivoda tregoi pjekuri e maturi ne veprimet e kryera ne fushen e lojes.
Por ne fakt, aktivizimi i tij nuk ka qene rastesi. Trajneri Josa beson tek ky lojtar. E ka ne dispozicion prej gati gjashte javesh dhe e njeh mire tashme. E ka aktivizuar edhe ne miqesoret e luajtura ne Austri dhe ish- kapiteni i te rinjve te Vllaznise nuk e ka zhgenjyer.
Per te flasin te gjithe mire e ne kete kontekst te Vllaznia duhet t’i bejne planet per ta fituar me çdo kusht kete lojtar. Ashtu si dhe ndonje tjeter nga te rinjte. Sepse ne fund te fundit, misioni i skuadres ky do te jete per sezonin e ri.
Alivoda mund te fitohet shume shpejt. Mjafton t’i jepet besim dhe nese kjo ndodh, atehere gjerat do jene ne rrugen e duhur. Te Vllaznia kane disa vite qe po nuk po marrin frutet e investimit te bere te Akademia.
Mbase tashme duhen hedhur syte me shume andej dhe shembulli i ketij lojtari eshte ai i duhuri, perderisa iu besuan pak minuta edhe ne nje ndeshje shume te rendesishme si ajo e “Conference League”./SHKODRA-SPORT.COM/