Saturday, June 6, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREOpinion nga Giovanni Armillotta/ Një mendim modest mbi formulën e kampionatit kombëtar...

Opinion nga Giovanni Armillotta/ Një mendim modest mbi formulën e kampionatit kombëtar të futbollit në Shqipëri

Presidenti i FShF-së, Armand Duka, deklaroi se, sipas rregulloreve, formati me 10 ekipe duhet të mbetet i pandryshuar. Dhe nëse mbetet i pandryshuar, çfarë duhet bërë?

Unë besoj se zgjidhja më e mirë për të tërhequr interesin e tifozëve është një ligë me 10 ekipe me ndeshje vajtje-ardhje-vajtje.

Në fund të sezonit të rregullt, do të kishte dy grupe: një për ekipet e renditura nga vendi i 1-rë deri në të 5-tin dhe një tjetër për ato të renditura nga vendi i 6-të deri në të 10-tin, me dy rënie.

Çdo ekip do të luante gjithsej 35 ndeshje, ndërsa në sezonin 2023-24 luajtën 36.

Pas formatit 2024-25 (gjysmëfinale dhe finale për vendin e 1-rë/të 2-të dhe të 3-të/të 4-t) dhe formatit 2025-26 (finale me katër ekipe me një ndeshje), kjo mund të jetë një rrugëdalje e mirë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments