Verona është një nga surprizat e bukura të Serisë A në këtë sezon. Paraqitje dhe rezultate pozitive ka marrë deri tani kjo skuadër, por duke u kthyer edhe në vitrinën kryesore të merkatos së janarit.

Marash Kumbulla dhe Amrabat janë dy nga lojtarët më të kërkuar. Madje në ndeshjen e fundit, një zyrtar i Atalantës kishte shkuar në stadium vetëm për të parë këta dy futbollistë të Veronës.

Napoli dhe Interi kanë qenë në garë për mbrojtsin shqiptar, por duket se territoret janë ndarë.

“Di Marzio” shkruan se Interi është në “Pole Position” për të mbyllur marrëveshjen me Marash Kumbullën, ndërsa Napoli do të tentojë Amrabat.

Pra zikaltrit kanë avancuar shumë me bisedimet dhe para fundit të janarit pritet zyrtarizimi që mbrojtësi i Shqipërisë t’i bashkohet Antonio Contes. /Sport Ekspres/