Napoli do të presë në shtëpi ditën e somte Hellas Verona. Skuadra e drejtuar nga Carlo Ançelotti kërkon fitoren për të mos humbur më shumë terren me kryesuesit.

Nga ana tjetër Verona kërkon të marrë pikë edhe në transfertë. Në ndeshje derbi mes shqiptarësh, por te Napoli do të mungojë Hysaj për shkak të dëmtimit të marrë ndeshjen e kaluar.

Nga ana tjetër Kumbulla pritet të jetë titullar në mbrojtje së bashku me Rrahmanin. Paraqitjet pozitive të mbrojtësit të kombëtares ka bërë që disa skuadra të kthejnë sytë nga ai.

Siç raportojnë mediat italiane Juventusi është ekipi i radhës që ka shfaqur interes për të. Ditën e sotme do të ketë vëzhgues special për të nga Juventusi për të ndjekur nga afër paraqitjet e tij.

Një mundësi e ”artë” për Kumbullën për të treguar vlerat e tij ndaj një ekipi të fortë si Napoli dhe në sytë e drejtuesve bardhezinjë.