Barcelona pret nga dita e mërkurë përgjigjen e Lionel Messit pasi i ka dërguar po nëpërmjet burofax dëshirën “për të vazhduar bashkë” deri në fund të kontratës…

Por, argjentinasi nuk ka kthyer përgjigje dhe nuk është prononcuar. Kështu, Josep Maria Bartomeu nuk dëshiron të lejojë të kalojë më shumë kohë, pasi acarimi i tifozëve është rritur!


Presidenti synon të flasë menjëherë me Leo Messi. Mund edhe të ketë një ballafaqim, siç raporton Catalunya Radio, mes presidentit të Barcelonës dhe kampionit argjentinas, i cili dje njoftoi dëshirën e tij për të lënë klubin Blaugrana pa asnjë kosto.

Siç theksohet nga sekretari teknik i klubit katalunas, Ramon Planes, pozicioni i Barcelonës është i qartë: “Messi nuk është në shitje dhe do të mund të mbështetemi tek ai 100%”.

Në zyrat e Camp Nou ata janë të bindur që kontrata mbron ligjërisht klubin dhe se klauzola 700 milion është e vlefshme deri më 30 qershor 2021.