Luis Enrique do të jetë trajneri i ri i Chelsea. Spanjolli ka fituar garën me Julian Nagelsmann për t’u ulur në stolin e skuadrës londineze pas shkarkimit të Graham Potter.

Ish-trajneri i kombëtares spanjolle, ka fluturuar mëngjesin e së mërkurës drejt kryeqytetit anglez për të firmosur kontratën me “Blutë e Londrës”.

Luis Enrique shoqërohet në Londër nga Ivan De La Pena, miku i tij i ngushtë, i cili mban edhe detyrën e agjentit.

Ky i fundit do të drejtojë bisedimet me drejtuesit e klubit të Premier League. Luis Enrique e ka shprehur gjithmonë dëshirën për të punuar një ditë në ishull.

Kjo po kthehet realitet dhe së shpejti pritet të vijë zyrtarizimi i uljes së tij në stolin e skuadrës ku bën pjesë edhe Armando Broja.