Lajmi qe beri buje diten e djeshme ne opinionin sportiv shqiptar ka qene kalimi i futbollistit te kombetares shqiptare Enis Çokaj nga Lokomotiva e Zagrebit tek Panathinaikos.

Ndonese vete klubi kroat deklaroi se vlera e transferimit ishte diçka me shume se 1 milione euro, ne fakt mesohet se Lokomotiva nga shitja e ketij lojtari ka perfituar shumen prej 1.5 milione eurosh.

Nga ana tjeter, vete lojtari nga Kopliku i Malesise se Madhe mesohet te kete firmosur per 4 vitet e ardhshme me skuadren e njohur greke e cila kerkon te rikthehet serish ne nivelet me te larta.

Nderkohe vete Çokaj ka dhene edhe prononcimin e tij te pare pas kesaj transferte teksa per mediat eshte shprehur: ““Normalisht që ndihem shumë mirë dhe mezi po pres që të shkoj te klubi i ri dhe të filloj stërvitjen, mezi pres që të luaj. Panathinaikosi është një emër i madh në Greqi, dhe pas paraqitjeve në Kroaci, tashmë do të provoj një skuadër të re.

Mund të them që më ka ndjekur trajneri i Panathinaikosit dhe më ka pëlqyer. Pastaj kanë biseduar ekipet me njëritjetrin dhe kanë rënë dakord.

Po, është e vërtetë që kam kaluar shumë vite aty. Kam zhvilluar më shumë se 100 ndeshje dhe mendoj se kam dhënë maksimumin te Lokomotiva e Zagrebit.

Përpara dy javësh kam qenë afër kalimit te Dinamo e Zagrebit, por nuk u realizua, pastaj kisha disa ekipe të tjera që më kërkonin dhe në fund zgjodha që të firmosja për Panathinaikosin.

Nnormal që rriten shanset per te luajtur me shume edhe me kombetaren pas këtij transferimi. Do të filloj të marr më shumë eksperiencë dhe të kem më shumë besim te vetja. Shpresoj që në të ardhmen të jem një nga lojtarët stabël në Kombëtare”./SHKODRA-SPORT.COM/