HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREE BUJSHME/ Ka 1 vit pa luajtur, mbrojtësi me CV të frikshme...

E BUJSHME/ Ka 1 vit pa luajtur, mbrojtësi me CV të frikshme përfundon në provë te Vllaznia

Pas Liridon Latifit, Vllaznia është duke përgatitur një tjetër goditje të bujshme në merkato.  Bëhet fjalë për mbrojtësin senegalez Fallou Dianje, i cili pritet t’iu bashkohet kuqebluve në ditët në vijim.

Futbollist me një CV të frikshme, që pritet të rritë ndjeshëm cilësinë në repartin ofensiv.   31-vjeçari në të kaluarën është aktivizuar me skuadra të rëndësishme në futbollin Europian si Metz, Freiburg, Ren, Verder Bremen.

Së fundmi Dianje ka qenë pjesë e Koniasporit ndërkohë që së fundmi rezulton pa skuadër. Mbrojtësi numëron edhe 4 prezenca më fanellën e kombëtares së Senegalit.

Burime pranë klubit shkodran bëjnë me dije se 31-vjeçari mund të vijë për provë, teksa do të jenë drejtuesit shkodranë ata që do të vendosin.

Duket e çuditshme që një lojtarë me këtë CV të provohet te Vllaznia, por duhet theksuar se mbrojtësi senegalez ka 1 vit pa luajtur, ndeshja e tij e fundit rezulton në gusht të vitit 2020.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments