Donald Rapo është lojtari i radhës që ka arritur akordin me skuadrën e Kukësit. Burime të besueshme pranë futbollistit tregojnë për newsport.al që ai ka pasur së fundmi një takim me drejtuesit verilindorë. Pas bisedimeve është arritur marrëveshja për dy vitet e ardhshme që 30-vjeçari të kontribuojë për fanelën verilindore.

Një afrim i mirë-menduar ky nga drejtuesit e Kukësit duke transferuar në skuadër një nga futbollistët më me eksperiencë në futbollin shqiptar.

Ai është aktivizuar për 5 sezone me ekipin e Luftëtarit, skuadër me të cilën arriti të shkëlqente. Më pas iu bashkua skuadrës së Laçit, por pa mundur të gjejë shumë hapësira te kurbinasit.

Sot, mëngjërashi ka zgjedhur të mbetet sërish në kampionatin shqiptar, kësaj radhe për t’i shërbyer skuadrës verilindore. Pritet me interes të shihet se ku do të luajë në edicionin e ardhshëm, pasi ka provuar të bëjë mbrojtësin e majtë, por dhe mesfushorin shkatërrues. /Newsport/