Bajern Leverkusen mori një fitore të madhe ndaj Volfsburg me rezultatin 2-0 në kuadër të javës së 25-të të Bundesligës. Tjetër paraqitje fantastike për Granit Xhakën që është shndërruar në një lider te “aspirinat”.

Sa i përket pasimeve ai ishte i jashtëzakonshëm pasi nga 165 ai kompletoi 161, një numër shumë i madh që rrallë arrihet në futbollin modern.

Madje 87 nga 89 i kishte në fushën e kundërshtarit, rekord që nuk e ka arritur asnjë lojtarë asnjëherë nga sezoni 2015/16.

Xhaka kishte po ashtu dy gjuajtje në kuadrat dhe dy spastrime nga zona, ndërsa shtoi edhe tri pasime kyçe për bashkëlojtarët.