Pas gati tre vitesh larg fushes se blerte per shkak te disa demtimeve te renda, futbollistja Arbiona Bajraktari eshte rikthyer sot serish te luaje, madje 90 minuta te plota ne ndeshjen qe Vllaznia zhvilloi ndaj Gramshit dhe qe e fitoi me rezultatin e thelle 12-0.

Mbrojtesja e Vllaznise por edhe e kombetares shqiptare pas ndeshjes ne nje prononcim te dhene per “Shkodra Sport” u shpreh shume e lumtur qe vuajtjet e saj po marrin fund dhe ajo rikthehet te vazhdoje pasionin e saj te madh.

“Kisha emocione te medha ne kete rikthim timin serish ne fushe pas nje kohe te gjate per shkak te demtimeve qe kam kaluar. Te them te drejten me ka munguar fusha e blerte, aq sa e kam menduar edhe ta braktise perfundimisht futbollin.

Por fale mbeshtetjes qe me ka dhene trajneri i kombetares Armir Grima, si dhe i gjithe stafi i Vllaznise, kam vijuar punen dhe ja ku jam sot serish duke luajtur me fanellen kuqeblu. Synimet e Vllaznise dihen, ne do te kerkojme ta fitojme edhe titullin e 11-te kampion rradhazi”- eshte shprehur ajo.

Te plote prononcimin e mbrojteses se Vllaznise Arbiona Bajraktari mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: