Da Silva është lojtari i vetëm i Partizanit, që rrezikon ndeshjen me Vllazninë në rast se ndëshkohet me karton të verdhë në sfidën ndaj Tiranës. Braziliani është në kuotën e tre kartonëve të verdhë dhe duhet të tregohet i kujdesshëm në derbi për të mos munguar në sfidën me kuqeblutë, po në Shkodër.

Ndërkohë, në kuotën e dy kartonëve të verdhë janë Cara, Rrapaj, Buxhelaj, Mensah, Atanaskoski dhe Menish.Këtë vit 2023 Partizani e ka humbur busullën dhe duket sikur po kthehet në ujërat e sezonit të vjetshëm, kur vuanin shumë.

Në këtë edicion, pas 23 javësh, ekipi i kuq ka arritur të grumbullojë 37 pikë. Në sezonin e shkuar nën drejtimin e Dajës dhe Mehmetit, të kuqtë kishin katër pikë më pak, ndikuar edhe nga nisja shumë e dobët e sezonit.

Gjithsesi, golavarazhi i sezonit të kaluar ishte me logjik. Ata kishin shënuar 30 gola dhe kishin pësuar 18 të tillë, teksa në këtë edicion të kuqtë kanë shënuar 28 herë, kundrejt 25 të pësuarve.

Ndërkohë, vjet në Kupë shkuan në gjysmëfinale dhe u eliminuan nga Vllaznia, që ka hedhur një hap të madh për t’i eliminuar edhe një herë, në këtë rast në çerekfinale.