Milan është një prej skuadrave më të mëdha italiane, dhe një nga skuadrat me më shumë tifozë në Shqipëri dhe Kosovë.milan

Feronikeli i ka ftuar kuqezinjtë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për të zhvilluar një ndeshje miqësore. Sipas asaj që raporton “GazetaOlle” data kur planifikohet të zhvillohet ky takim do të jetë data 10 gusht.

Por gjigandët italian nuk kanë kthyer akoma një përgjigje për sa i përket kësaj date, për shkak se do të sigurohet që nuk do të ketë angazhime të tjera në atë ditë.

Pavarësisht rënies që ka pasur klubi kuqezi, kujtojmë që ata janë të 2-tët pas Real Madridit për sa i përket titujve të “Champions League” me 7 të tillë. Italianët kanë një numër shumë të madh tifozësh në Kosovë dhe shpresojmë që kjo ndeshje të ndodhë, sepse do ishte kënaqësi e madhe për tifozët që ta shohin skuadrën e tyre nga afër.