Prej disa vitesh ka qene rivalja kryesore e Vllaznise ne kampionat dhe eshte renditur gjithnje ne vendin e dyte, por kete here Apolonia e Fierit ne futbollin e femrave duket “e dorezuar” ne pretendimet e saj.

Ajo jo vetem qe nuk do te tentoje titullin kampion, por e ka humbur per momentin edhe vendin e dyte ne renditje. Sot fieraket jane mundur ne “Reshit Rusi” nga Vllaznia me rezultatin e thelle 5-0.

Pas ndeshjes trajneri Artan Meçani duke folur per gazeten “Shkodra Sport” eshte shprehur: “Ne fillim te sezonit kishim objektiva te tjera, por disa nga lojtaret qe ne synonim, nuk i morem dot dhe per kete arsye, nuk jemi forcuar aq sa duhet.

Ne vitet e kaluara jemi munduar ta rivalizojme Vllaznine, por sivjet e them me bindje se kesaj Vllaznie nuk ke se çfare t’i besh. Menyra si ajo eshte ndertuar dhe investuar dhe suksesi i saj ne Europe, e bejne ate te pathyeshme.

Eshte e kote per ne te mendojme dhe te shpresojme per ta mundur ate sepse diferencat jane te medha. Synimet tona jane per te kapur vendin e dyte qe per momentin na e ka marre Tirana”./SHKODRA-SPORT.COM/

Te plote prononcimin e trajnerit te Apolonise se femrave Artan Meçani mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: