Ne Shqiperi mund te degjosh gjera nga me te ndryshmet. E fundit eshte mesuar diten e sotme kur ekipi i futbollit te femrave te Kukesit ka zbritur ne fushen e lojes ne nje ndeshje zyrtare kampionati me vetem 7 futbolliste!!!
Po, po, vetem 7! Dhe Kukesi e ka nisur ndeshjen perballe 11 lojtareve te Kinostudios, por takimi i luajtur ne fushen sportive te Barbullushit nuk ka zgjatur me shume se 10 minuta.
Arsyeja eshte se njera nga lojtaret e ekipit te Kukesit eshte demtuar dhe rregullorja e Federates Shqiptare te Futbollit thote se “ndeshja nuk mund te vazhdoje me nese nje ekip mbet me 6 futbolliste ne fushe”. Kukesi ka mbetur me vetem 6 lojtare ne fushe sepse edhe ne pankine nuk ka patur asnje tjeter!!!
Ne ate moment, Kinostudio ka qene ne udheheqje te rezultatit me shifrat 2-0 dhe ky rezultat do te rregjistrohet si perfundimtari i ketij takimi qe zgjati shume pak. Diçka absurde, por ky eshte realiteti.
“Shkodra Sport” meson se situata tek ekipi i Kukesit nuk eshte aspak e mire dhe fakti qe sot ne ndeshje kane vetem 7 futbolliste nga ato te federuarat, e tregon me se miri kete gje. Duket se kemi te bejme me nje revolte te lojtareve te cilat qe nga momenti i fillimit te kampionatit dhe deri me sot, nuk kane marre asnje pagese e per kete arsye, ato nuk kane pranuar te luajne.
Nje situate e tille ende nuk dihet si do te marre zgjidhje sepse nuk eshte aspak normale qe nje skuader te sillet ne kete menyre duke u paraqitur ne ndeshje me vetem 7 futbolliste.Kujtojme qe ne fillim te ketij sezoni, ekipi i Murlanit i cili nuk u rregjistrua ne kampionat nga FSHF, ndryshoi emer dhe mori ate te Kukesit, por qe nga ai moment dhe deri me sot, duket se nuk ka marre asnje pagese dhe prandaj eshte krijuar nje situate e tille./SHKODRA-SPORT.COM/