Surprizat duket se nuk kanë më vend në këtë Kupë Bote. Rrugëtimi i Australisë ka përfunduar sot. Argjentina ka fituar me shifrat 2-1, duke siguruar biletën për në çerekfinale, atje ku do të masë forcat me Hollandën.

Mesi gëzon një formë fantastike dhe e tregoi më së miri në ndeshjen e sotme. Sulmuesi i PSG-së zhbllokon rezultatin në minutën e 35 me një goditje në hyrje të zonës.

Pjesa e parë mbyllet vetëm më këtë gol të shënuar, ndërsa në të dytën Alvarez dyfishon rezultatin pas një gabimi të portierit të Australisë.

Megjithatë australianët provjnë të japin shkëndija në këtë ndeshje, teksa një goditje nga distanca në minutën e 77 devijohet nga Fernandez dhe topi ndalet në rrjetë. Por pavarësisht kësaj, Argjentina mori frenat e lojës në dorë dhe shpërdoroi mjaft raste të pastra për shënim.