Chelsea do të luajë ditën e nesërme sfidën e 1/8 ndaj Liverpool për FA Cup. Skuadra e drejtuar nga Lampard ka kryer ditën e sotme stërvitjen e fundit në prag të kësaj supersfide. I grumbulluar për këtë sfidë është edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare Armando Broja.
Sulmuesi kuqezi së bashku me Tino Anjorin mesfushorin 18-vjeçar janë grumbulluar nga trajneri Lampard dhe do të jetë në stol për këtë takim.
Broja ka zhvilluar një super sezon deri më tani duke firmosur edhe një kontratë profesioniste me blutë e tashmë ka ardhur edhe thirrja e parë nga Chelsea.
Nuk dihet ende nëse do të ketë disa minuta për të në fushë, por fakti që grumbullohet nga ekipi i parë është një vlerësim që Lampard i bën sulmuesit të talentuar shqiptar./newsport/