Valon Behrami, mesfushori i skuadrës së Udinezes në një postim në rrjetet sociale, ka ndarë me fansat e tij opinione në lidhje me shiritn e kapitenit.

“Të jesh kapiten i Udinezes është një përgjegjësi jo vetëm brenda fushës së lojës, por edhe jashtë saj. Kjo është diçka që më pëlqen, më jep mundësinë që t’i shoh gjërat nga një tjetër pozicion.

Për mua është një nder dhe një krenari, por gjithashtu edhe për familjen time, duke e parë djalin e tyre si një kapiten i Udinezes”, ka përfunduar Behrami.

Padyshim qe ky eshte nje vleresim per kete lojtar, por ai nuk ka ardhur rastesisht. Behrami ka treguar gjithmone nje personalitet te veçante si ne fushe ashtu edhe jashte saj dhe jo me kot, drejtuesit e Udinezes kane bere kete zgjedhje.