HomeKRYESOREE bujshme/ Mbapeja largohet me sherr nga PSG-ja, sulmuesi francez u zu...

E bujshme/ Mbapeja largohet me sherr nga PSG-ja, sulmuesi francez u zu me presidentin përpara ndeshjes

Kilian Mbapeja luajti mbrëmjen e djeshme ndeshjen e tij të fundit në “Parkun e Princave” me fanellën e PSG-së.

Sulmuesi lajmëroi tifozët përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale një ditë përara ndeshjes me Tuluzën se do të largohej në fund të sezonit. Pikërisht ky mesazh i tij u kthye në një “mollë sherri” mbrëmjen e djeshme.

“Le Parisien”-i bën me dije se përpara nisjes së ndeshjes ndaj Tuluzës, Kilian Mbapeja dhe Al Kelaifi u përfshinë në një zënkë mes tyre.

Sipas medias në fjalë, presidenti i PSG-së i ka kërkuar llogari sulmuesit se përse nuk e kishte përmendur në video-mesazhin e tij të lamtumirës. Mësohet se tonet kanë qenë të larta, duke u dëgjuar edhe britma./Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments