Wednesday, May 20, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREE BUJSHME/ Mesfushori nga Kopliku firmos dhe prezantohet tek skuadra e njohur...

E BUJSHME/ Mesfushori nga Kopliku firmos dhe prezantohet tek skuadra e njohur gjermane

Tashmë është edhe zyrtare, ajo që dihej prej muajit prill. Futbollisti nga Kopliku Enis Çokaj është prezantuar sot te Bokum në Gjermani. Mesfushori i Kombëtares shqiptare do të luajë në Bundesliga 2. Kujtojmë se të vetmen eksperiencë në Shqipëri e regjistronte me Laçin.

“Mirë se erdhe te Bokumi. Klubi ka nënshkruar 27-vjeçarin e përfaqësueses së Shqipërisë. Kontrata e tij te me bardheblutë do të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2028”, shkruan klubi gjerman në njoftimin e tij.

Kujtojmë se ish-trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, e ftoi në vitin 2025 duke i dhënë minuta në miqësoren me Gjibraltarin. Çokaj dhe drejtori i Bokumit ndërkohë folën gjatë prezantimit sot.

“Ky klub ka një histori të veçantë, përfaqëson vlera unike dhe ka tifozë tepër entuziastë, kjo është pikërisht arsyeja pse e dua futbollin. Që nga momenti i parë që dëgjova për interesin e Bokumit, e ndjeva se ishte zgjedhja e duhur.

Kam parë tashmë disa video të fitoreve në shtëpi dhe menjëherë u rrëqetha. Këto janë momentet për të cilat punon si lojtar. Mezi pres të luaj para këtyre tifozëve të apasionuar dhe premtoj se do të bëj gjithçka që mundem për t’u siguruar që të përjetojmë momente të tilla së bashku në të ardhmen”, u shpreh Çokaj.

Simon Zoler, drejtori i Bokumit tha: “Kaluam një kohë të gjatë duke diskutuar dhe folur me Enisin. Ai është një lojtar që nuk dorëzohet kurrë dhe zotëron pikërisht atributet që na duhen për ADN-në tonë të Bokumit. Shpirt luftarak, pasion dhe zemër në fushë, kohezion, përulësi dhe respekt brenda ekipit. Jemi të kënaqur që ai na ka zgjedhur dhe jemi absolutisht të bindur se do të kontribuojë me cilësitë që janë thelbësore për një sezon të suksesshëm”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments