Prej ditësh flitet një rikthimi i Zhoze Murinjos në Itali. Të gjithë mendojnë se do të jetë Interi skuadra, që ai do të drejtojë, por mediat e raportojnë se mund të jetë Roma.

MurinjoPrej fundit të vitit që lamë pas, 56-vjeçari është i papunë, pasi u shkarkua nga Mançester Junajtid, për shkak të rezultateve të dobëta.

Roma është në kërkim të një trajneri të ri sepse Ranieri në fund të sezonit do të largohet. Murinjo kthimin e tij në Itali e sheh me një sy shumë të mirë, pasi kujtimet janë pozitive. Roma është një ekip mesatar, e cila me Murinjon në krye mund të futet në sallonet e “bigëve”, jo vetëm në kampionat, por edhe në Europë.

Mbetet të shihet nëse do të jetë një lëvizje, që mund të bëhet gjatë verës, apo portugezi do të tentojë një kontratë të majme në një skuadër të madhe.