Federata Angleze e Futbollit (FA) ka lajmëruar se do të fillojë të provojë telekamerat në trupat e abitrave në ndeshjet e futbollit në nivel diletantësh.
Qëllimi i këtij eksperimenti është të zbulojë nëse teknologjia mund të ndIhmojë në përmirësimin e sjelljes së futbollistëve dhe të rrisë nivelin e respektit kundrejt arbitrave anglezë.
Paul Field, presidenti i Shoqatës angleze të arbitrave, ka pohuar këtë javë se sulmet verbale dhe fizike të pësuara nga arbitrat kanë kaluar çdo limit deri në atë pikë sa jetët e tyre janë në rrezik.
Në pyetësorin e BBC, të cilit janë përgjigjur më shumë se 900 arbitra diletantë, janë përmendur kërcënime me vdekje kundrejt arbitrave anglezë.
Ndërkohë, vetëm vitin e kaluar, Federata Angleze e Futbollit ka pezulluar 380 lojtarë dhe trajnerë për shkak se kanë sulmuar ose kërcënuar arbitrat e ndeshjeve.