Zhoze Murinjo duket se iu ka mbetur në derë “djajve të kuq” dhe përmbysja 3-2 ndaj Njukasëllit e ka bërë më të vështirë shkarkimin e trajnerit portugez i cili vazhdon të jetë në qendër të kritikave.

Në Angli janë të sigurt që Murinjo që nuk e ka të gjatë në krye të stolit, ndërkohë që janë hapur shumë pista në lidhje me të ardhmen e teknikut portugez.

Në Itali, ai shihet si një alternativë për të marrë stolin e Interit, ndërkohë që së fundmi ka dalë një pistë e re që e lidh Murinjon me drejtimin e një Kombëtareje.

Sipas “Sport Illustrated” në Amerikë shohin Murinjon si një alternativë për të marrë drejtimin e stolit të kombëtares amerikane.

Që nga tetori i vitit të kaluar, Amerika nuk ka një trajner fiks, duke qenë se pas largimit të Brus Arena, vendin e tij e zuri përkohësisht Dejv Sarakan.

Emra të tjerë që shihen si pasues të Arenas janë edhe Pekerman, Osario apo Bielsa. /VipSport/