Inter duket se do të jetë një nga klubet më aktive në merkaton e verës. Siç raporton “Gazzetta dello Sport” zikaltërit po projektojnë disa lëvizje në skuadër për periudhën e “hyrje-daljeve”.
Jo vetëm Diego Godin mund t’i japë lamtumirën ekipit të Contes, por së fundmi në skenë ka dalë edhe Milan Skriniar.
Skema 3-5-2 duket se nuk i përshtatet lojtarit të njohur dhe kësisoj drejtuesit po mendojnë zëvendësuesin e tij. Marash Kumbulla mbetet sërish objektiv kryesor.
Pas dështimit në merkaton e dimrit, drejtuesit e Interit kanë gati ofertën për mbrojtësin shqiptar të Veronës.
Megjithatë nëse kjo tratativë nuk arrihet, Javier Zanetti ka sugjeruar në skuadër Martinez Quarta, futbollistin e River Plate./newsport/