Milani thuhet se ka qenë në kon takt me trajnerin Karlo Ançeloti që para verës, shkruan “La Gazzetta dello Sport”. Italiani thuhet se është i zhgënjyer nga Napoli dhe gazeta shpjegon se kuqezinjtë duken destinacioni i trajnerit në fund të sezonit aktual.
Kushti kryesor do të jetë ecuria me Napolin në Ligën e Kampioneve, por sidomos në Europë. Aurelio De Laurentis pretendon çerekfinalet e kompeticionit, ndërsa synimet janë madhore edhe në kampionat, sidomos për shkak se Juvja nuk duket e pacenueshme si në sezonet e kaluara.
Këtë vit Napoli ka si kundërshtar edhe Interin, ndaj një renditje nga vendi i tretë e poshtë do ta largonte Ançelotin nga rajoni i Kampanias.
KONTAKTET
Sipas raportimeve të fundit, Paolo Maldini nuk i ka braktisur plotësisht lidhjet me 60-vjeçarin, sidomos duke parë vështirësitë e “Djallit” në vitet e fundit për të gjetur një trajner të aftë për të ringritur ekipin në zonat fisnike të Serisë A.
Ançeloti e drejtoi Milanin midis viteve 2001 dhe 2009, duke fituar një titull kampion Italie dhe dy Liga Kampionesh, ndaj kthimi i tij do të ishte më se i mirëpritur edhe për tifozët, të cilët nuk kanë qenë shumë dakord me Xhampaolon, e sidomos me Piolin, një trajner që përveçse nuk është shquar për rezultate, është edhe një tifoz i çmendur i Interit. Vendimtare në këtë kuadër do të jenë arritjet e trajnerit të ri me kuqezinjtë.
Nëse Milani mbërrin mes katër të parave kontrata e Piolit do të rinovohej automatikisht, pasi ai ka nënshkruar vetëm për një vit, por me mundësi zgjatjeje të bashkëpunimit në rast se arrihen objektivat e paracaktuar.