Vushtrria e Samuel Nikajt ka marre nje fitore me shume vlere ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne transferte ndaj Arberise me rezultatin 3-2 (Xhafer Kaleshi 33p., 88p / Labinot Osmani 7p., 42p., Dior Zabërgja 28) dhe ngjitet ne vendin e pare te renditjes pas javes se 17-te te kampionatit.

Takimi i sotem ka qene shume i rendesishem sepse luante Vushtrria e vendit te dyte me Arberine e vendit te trete dhe padyshim qe te dy ekipet e donin me çdo kusht fitoren. Kjo do te thote se ndeshja ka qene e shoqeruar edhe me tension dhe si rrjedhoje trajneri shkodran i Vushtrrise Samuel Nikaj u largua ne fund me karton te kuq.

Ai u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për t;u përjashtuar nga loja, pas protestave, si rrjedhoje e disa vendimeve te dyshimta te arbitrave ndaj skuadres se tij. Kjo ndeshje dhuroi edhe kater 11-metersha, nga dy per secilen skuader te cilet jane realizuar te gjithe.

Per Vushtrrine ka shenuar dy here nga pika e bardhe kapiteni Labinot Osmani, nderkohe qe ka shenuar edhe Dior Zabergja duke bere qe keshtu ajo te marre nje fitore me shume vlere, me te cilen eshte ngjitur per momentin ne krye te renditjes me 33 pike, nderkohe qe rivalja e saj kryesore, Ferizaj luan neser dhe ajo aktualisht ka 31 pike.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Nikaj ka synim ngjitjen ne Superlige dhe deri tani po ben shume mire teksa ne 17 ndeshjet e luajtura ende nuk e njeh shijen e humbjes, teksa ka arritur 8 fitore dhe 9 humbje.
Gjergj KOLA