Në ndeshjen e sotme ndaj Turbinës ka shënuar dy prej tre golave të Vllaznia U21, pikërisht dy golat e fundit që siguruan suksesin.

E kemi fjalën për futbollistin Armir Osmani, i cili sot është rikthyer sërish tek goli. Në një intervistë për “Shkodra Sport”, ai shprehet i lumtur që rigjeti rrugën e rrjetës, teksa poashtu deklaron se shpreson shumë të vazhdojë me këtë ritëm golash.

“Po, jam shumë i lumtur për golat dhe që arritëm të marrim tre pikët. Shpresoj që të vazhdoj kështu.

Doli e njëjta ndeshje siç ishte edhe në Shkodër, ku edhe këtu shënova dy gola, pavarësisht se sot kisha mundësi më tepër për të shënuar, por gjithsesi dola me dy gola nga fusha dhe aspak keq.

Edhe ndeshjen e kaluar me Teutën, arritëm të fitonim dhe morali ishte i lartë. Kështu që arritëm të marrim rezultat pozitiv edhe me Turbinën.

Po, mundësi kishim pasur të renditeshim ende të parët. Kjo nuk diskutohet, por ne nuk arritëm t’i shfrytëzonim mirë ato ndeshje që kishim dhe prandaj jemi në këtë vend ku jemi, në vendin e katërt të renditjes.

Për aspektin e golave po jam i kënaqur nga objektivat personal, por e di që mund të jap më tepër dhe shpresoj që të jap më të mirën”,-mbylli prononcimin e tij, futbollisti i Vllaznia U21, Armir Osmani.

Maringlen ZHIVANI