Pasditen e së hënes, ashtu siç është lajmëruar nga vetë klubi shkodran, do të startojë puna e Akademisë Vllaznia për sezonin e ri futbollistik. Të gjithe futbollistët e ekipeve të moshave, duhet të paraqiten në orën 16.00 në fushën “Reshit Rusi”. Por vetë futbollistët e vegjël por edhe prindërit e tyre me të drejtë pyesin se kush do te jenë trajnerët sipas grupmoshave.

Klubi Vllaznia ende nuk i ka shpallur ato por burime pranë tij bëjnë të ditur se pothuajse do te jetë i njëjti grup që ka punuar edhe sezonin e kaluar, me ndonjë përjashtim te vogël. Pra emrat e Astrit Prençit, Ferid Borshit, Brikeno Bizit, Altin Xhahysës e te tjerë, pritet të jenë sërish trajnerë edhe në sezonin e ri por mbetet për t’u parë ndarja e tyre sipas grupmoshave.

© shkodrasport.com