Besnikë dhe të palodhur, “Plisat” vazhdojnë të ndjekin Kombëtaren në çdo takim, qoftë në Shqipëri apo edhe jashtë.

Pavarësisht se tashme dhe Kosova ka një ekip përfaqësues, për tifogrupin e Prishtinës, ekipi i vetëm Kombëtar është Shqipëria dhe këtë e kanë deklaruar shpesh herë publikisht.

Në takimin e fundit ndaj Skocisë në stadiumin “Loro Boriçi”, ata ishin të shumtë të numër dhe pavarësisht rezultatit tepër zhgënjyes, nuk pushuan së kënduari për asnjë moment dhe mbështetën Kombëtaren deri në fund.

Në fillim të takimit, “Plisat” hapën edhe një koreografi mjaft domethënëse që lidhet me ëndrrën e të gjithë shqiptarëve, bashkimin kombëtar.

“Vitet kalojnë edhe vdekja do të arrijë/ Por eshtrat e mia do të kenë qetësi/ Vetëm kur Kosova në paqe a stuhi/ Do t’i bashkohet, nënën Shqipëri”, shkruhej në banderolën e tifozëve të ardhur nga Kosova. /VipSport/