HomeKRYESOREE bujshme nga Turqia/ Shkëndija kërkon 800 mijë euro për talentin shqiptar

E bujshme nga Turqia/ Shkëndija kërkon 800 mijë euro për talentin shqiptar

Një lajm i bujshëm ka qarkulluar së fundmi në mediat turke. Bëhet fjalë për talentin e Shkëndijës së Tetovës, Dashamir Elezi, i cili së fundmi ka përfunduar në radarët e skuadrës turke të Gaziantepspor, që militon në elitën e futbollit të Turqisë.

Drejtuesit e Gaziantepspor, kanë mbetur të mahnitur nga cilësitë e sulmuesit 17-vjeçar Elezi, duke ofruar 400 mijë euro për të afruar pranë gjirit të skuadrës talentin shqiptar, që është pjesë e Maqedonisë së Veriut U-19.

Por mësohet se për të lënë të lirë sulmuesin Shkëndija kërkon 800 mijë euro, pra dyfishin e shumës së ofruar nga turqit.

Vlen të theksohet fakti se Elezi është përzgjedhur nga UEFA, si një nga 50 lojtarët e rinj më premtues në Europë. Pritet që në ditët të vijim të mësohet se cila do të jetë e ardhmja e Elezit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments