Vora i ka bërë një start shumë pozitiv sezonit në Kategorinë e Parë. Skuadra ka marrë 6 pikë në 3 ndeshjet e para. Duke u mundur vetëm nga AF Elbasani, favoriti kryesor për ngjitjen në Superiore. Dy protagonistët kryesor të ekipit deri më tani kanë qenë dy futbollistë shkodranë.

Bëhet fjalë për Jasmin Rraboshten dhe Eridon Qardakun. I pari është në sezonin e tij të dytë tek Vora. Ku me golat e tij arriti ta ngjiste ekipin nga Kategoria e Dytë në sezonin e shkuar. Deri më tani ish-sulmuesi edhe i Vllaznisë e shumë skuadrave të tjera në vendin tonë ka shënuar 3 gola në kampionat. Duke qenë vendimtar në fitoret e skuadrës.

Më mirë se ai madje ka bërë kolegu i tij në repartin sulmues. Eridon Qardaku la Bylisin pas 3 sezoneve në Ballsh për tu bashkuar me Vorën. Deri më tani 23-vjeçari ka gjetur 4 herë rrjetën në 3 javë aktivitet. Duke qenë kështu golashënuesi më i mirë në Kategorinë e Parë. Ku kujtojmë se para dy sezonesh ai ishte golashënuesi i këtij kampionati me Bylis.

Pra 7 gola mes dy futbollistëve shkodranë, që duket se shkojnë paralel edhe me ambiciet e Vorës. Ku këtë sezon tek Vora pretendojnë të bëjnë sa më mirë e po ashtu të tentojnë edhe ngjitjen në Superiore. Por kjo duke i marrë ndeshjet 1 e nga 1 e duket se forma e dyshes shkodrane i ndihmon shumë në këtë moment.
Endri ÇINARI