Humbja e Barcelonës kundër Real Madridit në “Santiago Bernabeu”, ka nxjerr në pah paaftësinë e trajnerit Çavi Hernandez. Në krahasim me ish-trajnerë të tjerë të ekipit, deri tani Çavi ka regjistruar rekordet më të këqija për 50 ndeshje. Ndoshta kjo ka ndodhur edhe për shkak se ai nuk ka pasur në disponim yllin argjentinas Lionel Mesi.

Çavi Hernandez ka një bilanc prej 28 fitoresh, 11 barazime dhe 11 humbje.

Rijkard kishte të dhëna shumë të ngjashme, por më të mira. Holandezi e nisi fazën e tij me të njëjtin numër fitoresh, por arriti një barazim më shumë dhe një barazim më pak.

Nga ana tjetër, Luis Enrike është ai që ka pasur fillimin më premtues në pankinën e Barçës: 42 suksese, tre barazime dhe pesë ndeshje pa shënuar.

Trajneri i Sitit, Guardiola dhe argjentinasi arritën në 50 ndeshjet e para, 37 fitore, tetë barazime dhe pesë humbje.

Tito Vilanova e nisi karrierën në stol me 36 fitore, tetë barazime dhe gjashtë humbje.

Koeman, paraardhësi i Çavit në stol, fitoi 33 nga 50 ndeshjet e tij të para.

Laporta përforcoi skuadrën e tij këtë verë duke shpenzuar 158 milionë euro.