Vedat Muriqi gjendet në majën e karrierës së tij. Spanja ka rezultuar kampionati i duhur për të. Një fakt që e dëshmojnë statistikat e sulmuesit shqiptar.

29-vjeçari ka treguar se ka një marrëdhënie të ngushtë me golin dhe se di të jetë produktiv në zonën e rreptësisë.

Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubet e tjera. Mediat spanjolle raportojnë se “piratin” e duan në Madrid. Mësohet se Atletiko e Madridit po shqyrton opsionin për të blerë kartonin e Muriqit në merkaton e verës.

Sulmuesi shqiptar do të ishte një vlerë e shtuar për Simeonen, teksa “9”-shat tipik si ai janë të rrallë në qarkullim. Një mundësi e artë për Muriqin, që nuk vjen shpesh në karrierë.