Kishim dëgjuar të shënoheshin shumë gola deri në fund të një edicioni futbollistik, por asnjëherë s’kishte ndodhur të realizohen plot 40 të tillë në një takim.
Kjo ka ndodhur sot në Superligën e Kosovës në futboll për femra teksa Feronikeli ka arritur të fitojë me rezultatin 40-0 kundër Drenicës.
Kjo sfidë me emocione dhe ovacione të shumta prodhoi spektakël dhe të qeshura. Golashënuese për ekipin nënkampion u shpall Zelfije Bajramaj që arriti të përshëndeste 22 herë portën kundërshtare.
Tashmë pritet me interes të shihet se cili do të jetë rekordi i radhës në këtë kampionat të çudirave të futbollit për femra./newsport/